Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka akuzuar qeverinë se po zhvat qytetarët me iniciativën e fundit për të rritur taksën që paguajnë shqiptarët për Radio Televizionin Publik Shqiptar e për ta ndarë më pas me televizionet private.
Postimi i plotë i deputetes së PD
Çfarë ndryshimi kanë frekuencat e transmetimeve televizive nga çdo pasuri tjetër publike?! ASGJË. Atëherë le ta zhvasim.
Çfarë e ndan sot median e lirë nga propaganda?! ASGJË. Atëherë ta suportojmë me lekët e qytetarëve. Atëherë le t’u marrim para shqiptarëve e t’ia japim këtyre mediave private.
A ka ndonjë ndryshim kjo e fundit nga të gjitha punët e qeverisë Rama?!! ASGJË. Karvani i babëzisë ecën përpara.
P.s. Mediat në Shqipëri janë të përjashtuara nga TVSH-ja e reklamës.