Deputetja e PD-së në qarkun e Dibrës Dhurata Çupi e ftuar në ‘Fax News’ duke iu referuar protestave të Dibranëve kundër kryeministrit Rama deklaroi se ato ishin të drejta pasi Rama nuk ka bërë asnjë investim në Dibër.
Madje edhe ato çfarë mund të ketë çuar për vashkinë e Peshkopisë që e drejtojnë socialistët, për ironi të fatit nga raporti i KLSH del të jetë ndër më të korruptuarat.
Në lidhje me ‘Rrugën e Arbrit’, Dhurata Çupi deklaroi se çdo investim është i mirëpritur, por shtoi se ndërtimi i kësaj rruge mund të kthehet në boomerang për dibranët pasi Rama qeveria nuk ka bërë asnjë transparencë dhe taksa që mund të vërë mund të jetë aq e lartë sa mos tu vlejë dibranëve.
“Nuk ka asnjë investim nga kjo qeveri, edhe bashkisë së majtë, të Peshkopisë, për ironi të fatit sipas të raportit të KLSH është ndër bashkitë më të korruptuara. Dibra nga kjo qeveri nuk ka marrë investime.
Rinia e Dibrës i janë drejtuar emigrimit pasi nuk ka shpresë. Mos harrojmë taksat nuk u përkthehen në shërbime publike.
Kryeministri nuk kishte seriozitet përveç batutave. Rruga e Arbrit? nuk kemi kontratën në dorë se sa kushton kjo rrugë, do të vendoset taksë për rrugën dhe nuk kemi asnjë transparencë se sa do jetë”, tha Çupi.
Ndërkohë e pyetur në lidhje me kalimin e dy deputeteve të PDIU-së me PS-së, deputetja demokrate tha se kjo është një tjetër batutë e Ramës, duke shtuar se deputetja Lala dhe kreu i Bashkisë Dibër kanë akuzuar njëri-tjetrin për vjedhje votash.
“Është thjeshtë batuta e Edi Ramës për qarkun Dibër, të paktën për deputeten e qarkut Dibër, para pak kreu i PS-së dhe deputetja akuzuan njëri-tjetrin se kanë vjedhur votat, dhe kjo është një fyerje tjetër që iu bëhet Dibranëve”, tha ajo ndër të tjera.