Drejtpërdrejt nga Komisioni i Ligjeve është duke folur në këto momente deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Mbledhja po zhvillohet për një raportim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Ministrja e Drejtësisë duhet të na japë llogari sot për çështjen e Saimir Tahiri, të na japë llogari pse e largoi Nazer Seitajn dhe çfarë ndodhi më çështjen e Agron Xhafajt”, tha Enkelejd Alibeaj.
Teksa vazhdimisht ndërpritej gjatë diskutimit të tij nga Kryetari i Komisionit Ulsi Manja, Alibeaj i shtroi pyetje ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj se ku është sot Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj?
“Ku e ke sot Sajmir Tahirin me prokurorinë e re që duhej të luftonte kriminalitetin? E ke jashtë!
Ku e ke sot Fatmir Xhafajn? Vazhdon dhe pretendon të luftojë kriminalitetin, ndërkohë i vëllai i tij Agron Xhafaj ka lëvizur i lirë në Vlorë, në Shqipëri, madje edhe para Ministrisë së Drejtësisë, i dënuar me 7 vite e 2 muaj dhe.... zero reagim!" tha Alibeaj.
Edhe mbi Ministrinë dhe titullarin e saj, theksoi Alibeaj, qëndron një faturë shumë e rëndë, pasi sistemi i drejtësisë ka rënë: “Sot Republika e Shqipërisë prezantohet në Europë pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma në drejtësi ka rënë", tha Alibeaj.