Kreu i PS-së, njëherësh dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë shfaqen e radhës në mbledhjen e grupit të që ka pasur këtë të hënë kjo parti.
Siç bëhet me dije, në mbledhje Rama u është turrur deputetëve që të mos punësojnë më njerëz me celular.
“Zgjedhjet ne administrate duhet të behën përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Shpërndahuni nëpër zona sa më pranë qytetareve. Ata kane halle, pse nuk jeni pranë tyre. Bëni kujdes me qytetarët”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit.
Siç duket protestat e shumta ndaj Ramës kohët e fundit kanë bërë që ai të humbë toruan dhe tu sulet deputetëve të tij.
Por në fakt, fajin për gjendjen e papunësisë nuk e kanë deputetët e PS-së, por e ka vetë Rama, me korrupsionin që ka mbjellë në çdo institucion. /55News.al/