Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar mbledhjen e ditës së sotme të grupit të PS-së, ku Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të tij që të mos punësojnë njerëz me sms.
Për Manjanin, punën e garanton qeveria, pasi deputetët nuk kanë asgjë në dorë.
Statusi i Manjanit në Twitter:
“Lërini punësimet me SMS! Rrini me qytetarët”- u thotë KryeRilindasi deputetëve! Qytetarët nuk kanë nevojë për llafet e deputetëve po për punë, shëndet e mirqënie! Këto duhet ti garantojë qeveria! Ndaj njerëzit protestojnë kundër saj. Deputetët kanë çelsat e kashtës!