Alibeaj nxjerr nga komisioni ministren e Drejtësisë

Hënë, 18 June 2018 12:06

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ishte e ftuar sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për të dhënë llogari për situatën e drejtësisë në vend.

Por deputeti i Partisë i Partisë Demokratike, i paraqiti asaj të gjitha shkeljet ligjore dhe skandalet e dikasterit që drejton.

Alibeaj zbërtheu situatën dhe problematikat e krimit dhe shpjegoi implikimin e qeveris me krimin e organizuar.

Deputeti i PD-së e ka sulmuar me tone të ashpra, Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është paraqitur në Komisionin e Ligjeve për të raportuar, por çuditërisht, asnjërit prej deputetëve, as të opozitës, as të mazhorancës, nuk iu është dhënë ndonjë material për ta debatuar.

Ne pamundësi për të dhënë përgjigje me shpatulla pas murit kryetari i komisionit Manja mbylli mbledhjen duke e larguar edhe ministren nga komisioni. /55news.al/

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 12:21
Login to post comments