Deputetja e PD-së Meçorapaj: Dëgjesat e Ramës, show apo fushatë elektorale?

Hënë, 18 June 2018 12:42

Deputetja e PD-së e qarkut Vlorë, Nada Meçorapaj, nëpërmjet një statusi në profilin e saj Facebook ka ironizuar takimet që zhvillon kryeministrin Edi Rama me qytetarët. Ajo i ka cilësuar ato thjesht si një show mediatik duke i krahasuar takimet e kreu të qeverisë me formatin e Big Brother. 

Statusi i deputetes:

Dëgjesat e Ramës, show apo fushatë elektorale?

Dëgjesat e Kryeministrit Rama janë kthyer, tashmë prej javësh, në Big Brother-in e ERTV. Kush hiqet nga puna dhe kush merret në punë, është bërë si pyetja “kush hyn dhe kush del këtë javë në BB?”. A është show i radhës, puna më e mirë që di të bëjë kryeministri Rama, apo ai e ka kuptuar se nuk qeveris dot, edhe pse ka kapur të gjitha pushtetet, dhe po bën fushatë? Po përgatitet për zgjedhje të reja.
28 qershori, dita kur Këshilli i Europës do t’u thotë PO ose JO negociatave për anëtarësim, do të na e japë përgjigjen.

 

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 12:58
Login to post comments