Ish Ministrtja e Integrimit, deputete e LSI-së, Klajda Gjosha ka marrë pjesë në seancën plenare të parlamenteve të vendeve anëtare dhe atyre kandidate organizuar në Sofje, nën Presidencën Bullgare. Gjosha shkruan në Facebook se shprehu nevojen që ka Shqipëria për hapjen e negociatave.
“Në seancën plenare të parlamenteve të vendeve anëtare dhe atyre kandidate organizuar sot në Sofje, nën Presidencën Bullgare. Një diskutim i rëndësishëm mbi zgjerimin dhe konektivitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot shpreha edhe një herë nevojën e jashtëzakonshme që ka Shqipëria për vazhdimësinë e këtij procesi në mënyrë që shtrirja e kontrollit nga BE të jetë në një nivel më të lartë. Shpresoj që vendet anëtare të arrijnë në një konkluzion të përbashkët, për ta vendosur Shqipërinë në kuadratin e rregullave, standarteve dhe nën presionin e vazhdimësisë së reformave shtetndërtuese”, shkruan Gjosha.