Sot u mbajt dëgjesa e dytë përsa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar. Dwgjesa u transmetua për afro dy orë, në Facebook-un e Erion Veliajt, por pjesërisht edhe në media.
Thuajse të gjithë diskutantët e vunë theksin tek amortizimi i godinës duke thënë se ajo është jashtë çdo funksioni. Ata u prezantuan si si arkitektë, inxhinierë e urbanistë, por nuk dihet se mbi cilat kritere janë përzgjedhur për të qenë të pranishëm në takimin në fjalë. Ajo çka vihet re është vetëm që qëndrimi që ata shprehën, ishte në të njëjtën linjë me atë që mban qeveria dhe kryebashkiaku.
Më poshtë është lista me emrat e të gjithë atyre që folën në këtë diskutim. Me përjashtim të Institutit të Ndërtimit, tre diskutantët pasues janë pjesë e administratës, madje kreu i Zjarrfikësve në varësi të bashkisë.
Dëgjesa e Veliajt
Agron Hysenlliu- drejtori, Instituti Ndërtimit
Shkëlqim Goxhaj- drejtori, i shërbimit Zjarrfikës së Bashkisë së Tiranës
Daniel Pirushi- këshilltar i ministrit të Kulturës, përfaqësoj dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës
Iris Pojanin- anëtare e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve
Dëshira Mena- inxhiniere
Spiro Drita – Inxhinier mekanik
Altin Premti – arkitekt, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Arkitektëve
Agim Selenica – Rektor, Universiteti Metropolitan
Flamur Kuçi – arkitekt, urbanist
Sokol Kikono – inxhinier dhe urbanist
Ervin Daçi – arkitekt, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Arkitektëve
Fatjon Saliu – inxhinier konstruktor i specializuar në restaurime
Aldo Karaja – arkitekt
Indrit Hamiti- arkitekt-urbanist