Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu ka reaguar së fundmi duke iu bashkuar edhe reagimeve të politikanëve të tjerë për vendimin e Bashkisë së Hasit, e cila i dekoroi titullin “Qytetar nderi” për autorin e plagosjes së deputeti të PD-së Azem Hajdari në vitin 1997.
Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti demokrat tha se Rama tentoi që të “lajë duart” si Pons Pilati.
Sipas Shehut dhënia e titullit për Gafur Mazrekun është akt i rëndë provokativ. “Se paku kjo Qeveri duhej menjehere te dekretonte bllokimin e atij vendimi, ndersa PS duhej te distancohej qarte nga autoret e ndeshkonte ata, qe sic duket si atehere me 1997 desherojne vetem te provokojne mbi nje krim diabolik, duke e perseritur ate”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Sot Kryeministri e Kryetari i PS me nje prononcim evaziv, vetem sa tentoi te “laje duart” si Pons Pilati.
Dhenia e Mazrekut titulli “Qytetar Nderi”, nje akt i rende provokativ jo vetem ndaj Levizjes Demokratike, PD-se vete, por dhe ndaj te gjithe deputeteve te Kuvendit te asaj Legjislature, vecanerisht te atyre (te djathte e te majte), qe u ballafaquan ate dite me ate krim te rende, duke u revoltuar pa mase e tentur te ndihmojne Azemin e plagosur.
Pa dyshim ky vendim tejet i rende i Keshilltareve te PS, me kthen sot ne kujtese nje fakt te thjeshte e kuptimplote te 1997-tes, ate qe Mazreku qelloi mbi Hajdarin ne korridorin anesor te brendshem te Salles Plenare, pikerisht kur Hajdari po ecte i qete drejt asaj Salle nga ambjenti i pushimit, disa dite mbas perplasjes se tyre ne Podium.
Aty i ishte zene ajo “prite”.
Qartesisht dikush e induktoi, e nxiti a e detyroi Mazrekun per te realizur ate krim, kur dukej se gjerat ishin qetesuar.
Sic duket sot ai ose ata “dikush”, apo “hijet” e tyre, vazhdojne te thurrin perseri plane makabre e tragjike.
Por ndersa atehere edhe depute te PS me ndihmuan mua per t’i dhene Azemit ndihmen e pare ne vendin e ngjarjes (rripi i brezit qe une perdora per te ndaluar hemoragjine nga kofsha e tij ishte i nje kolegu socialist), per transportin e tij drejt spitalit, etj, sot ne kete agresin te ri kriminal, maxhoranca dhe Rilindja vetem hesht.
Se paku kjo Qeveri duhej menjehere te dekretonte bllokimin e atij vendimi, ndersa PS duhej te distancohej qarte nga autoret e ndeshkonte ata, qe sic duket si atehere me 1997 desherojne vetem te provokojne mbi nje krim diabolik, duke e perseritur ate.
Per kujtese, Roli i Pons Pilatit vecse agravon provokacionet.