Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kushtuar një shkrim “talentit politik’’ të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai ironizon çdo argument, që Veliaj,ka dhënë për çështjen e shembjes së godinës të Teatrit Kombëtar.
Ja çfarë shkruan Manjani:
4 mins ·
Talent, jo shaka!
—————
Më shani mua kur them se Erion Veliaj është “talent politik”!
Shiheni me vemendje:
1. E gjuajnë me vezë, por ai e shet si “mengjes pune” me omëletë me kundërshtarët politikë. Madje kjo quhet Konsensus!
2. Aktorët përmendin kolegët e tyre që vdiqën nga kanceri, Ai bën fajtorë godinën e Teatrit si “shkak i kancerit”.
3. Ulet në bisedime por në media jepen vetëm folësit “objektivë”, dmth në favor të prishjes së Teatrit.
4. Tezën që Teatri Kombëtar êshtë pjesë e trashëgimisë kulturore, e dhjet dhe e pshurr që të duket gjithnjë e më e shpifur
5. Argumentit se nuk falet toka publike tek privati, i pêrgjigjet si punonjës firme private ndërtimi.
6. Kur i thuhet, po mire bëje kontratën me ndërruesin, këtu futet të sqetulla e Edvinit. Ky i fundit ka mësuar nga Erdogani që emrat e përveçëm futen në ligj dhe ska më paligjshmëri sepse ata janë vetë ligji!
7. Teatri bën fiks 30 milionë Euro!! Kur i thuhet se nuk bën aq, por 10 Milionë, thotë nuk jam ekspert!
8. Së fundi Teatrit i janë dobësuar telat e korentit. Pikërisht për këtë duhet shembur e gjithë godina!
Talent apo jo?! Ki inatin, por jepi hakun!
Ndaj haku është ti jepet PS-ja dhe jo më bashkia!
Po vijoi kështu do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave...
Dhe këto vendime do jenë “ popullore”!