Gafur Mazreku është shpallur Qytetar Nderi i Hasit. Pas këtij vendimi ka ardhur dhe deklarata nga kryetari i këshilltarëve të djathtë Miftar Dauti, dhe ka dënuar këtë akt të Bashkisë.
“Vendimi është i jashtëligjshëm pasi vendimi është marrë pa prezencën e këshilltarëve të djathtë. Ne kërkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohë këshilltarët e majtë e kanë miratuar propozimin e administratës së bashkisë. I bëj thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim”, u shpreh Miftar Dauti, kryetar i këshilltarëve të djathtë.