Vjedhin pronën publike, shpërblimi për të përkëdhelurit e Ramës

Hënë, 18 June 2018 19:06

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike denoncimin e një qytetari për vjedhjen e pronave publike në qytetin e Korçës.

Përmes një postimi në “facebook” Berisha shkruar se kësaj i thonë me plotë gojë vjedhje me dokumentet zyrtare.

Në denoncimin e qytetarit shkruhet se Ish-drejtoresha e ALUIZMIT në Korçë ka legalizuar në emrin e të afërmve kazermat e vjetra të ushtrisë.

Me tej qytetari shton se Ish-drejtori i hipotekës i cili i certifikoi këto vjedhje u emërua në krye të Aluizmit.

 “Jo vetem kaq por ish-drejtori i hipotekes pasi dha certifikatat e pronesise per kete vjedhje megjithese u hoq nga Rama si i paafte fitoi gjyqin ndaj ZRPP-se me nje vlere prej 10 milion lek dhe si shperblim per sherbimet e tij u emerua drejtor i ALUIZNI-t Korce.” shkruan qytetari.

Në fund ai e mbyll shkrimin e tij duke thënë se njëri vjedh e shpërblehet për vjedhje ndërsa tjetri i certifikon këto vjedhje dhe bëhet drejtor për këtë certifikim.

Postimi i plotë:

Kesaj i thone vjedhje me dokumenta zyrtare te prones publike!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“pershendetje z.SALI!Doja tju beja me dije nje turp te madh qe ka ndodhur ne Korce.Ne drejtorine e ALUIZNIT Korce ku ish-drejtoresha se bashku me nje grup specialistesh kane legalizuar ne emrin e te afermve te tyre kazermat e vjetra te ushtrise.Qe te gjithe keta specialiste jane te perkedhelurit e partise nje prej tyre eshte djali i drejtorit te patentave Korce i cili e ka vjedhur kete prone ne emrin e vllait te tij.Jo vetem kaq por ish-drejtori i hipotekes pasi dha certifikatat e pronesise per kete vjedhje megjithese u hoq nga Rama si i paafte fitoi gjyqin ndaj ZRPP-se me nje vlere prej 10 milion lek dhe si shperblim per sherbimet e tij u emerua drejtor i ALUIZNI-t Korce.Pra djali i njerit vjedh pronat e shtetit dhe per kete shperblehet duke u bere drejtor tjetri i certifikon keto vjedhje dhe prape shperblehet duke u bere drejtor.Ndoshta keta jane te perkedhelurit ose ........?”

Login to post comments