Deputeti i PD: Nuk do të lejojmë që Rama ta marrë peng vendin

E mërkurë, 20 June 2018 10:37

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në fjalën e mbajtur pak ccaste më parë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, tha se kjo qeveri dhe Kryeministri Rama e ka futur vendin në një situatë katastrofë për sa i përket sigurisë.

Deputeti Noka tha se opozita do të luftojë fort kundër kësaj bande dhe nuk do të lejojë që Rama ta marrë peng vendin.

Ne si opozitë, vijoi deputet i PD,  jemi këtu për tju thënë se pas datës 28 qershor marrëdhënie jonë me ju do ndryshojë. Nuk do pranojmë më që Rama të mbajë peng të ardhmen europiane të këtij vendi, nuk do të pranojmë që në këtë vend të ketë qeveritarë që nuk mendojnë për të ardhmen por vetëm për karrigen e tyre dhe për thasët e tyre.

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 11:07

Video

Login to post comments