Kampi i refugjatëve/ Manjani ironizon Ramën: Je në terezi apo jo?

E mërkurë, 20 June 2018 10:20

Pas deklarata së dhënë nga  zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj që Shqipëria ka kapacitete për të pritur 600 mijë refugjatë nuk ka munguar as reagimi i Ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

600 mijë refugjatë do të presë qeveria?! Shumë pak, ka ironizuar ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij facebook. Sipas Manjanit vendi ynë nuk ka kapacitet për të pritur refugjatë.

Postimi i plotë:

600 000 refugjatë do të presë qeveria?!

Shumë pak!

Për ditë ikin Shqiptarë azilantë. Lënë vende bosh këtu. Për momentin kapaciteti pritës është 600 000 plus 2, pas ikjes së Agronit dhe Babales...

———-

Ça bëjn kta more?! Janë në terezi apo jo?!

Gjithë Europa, që është fuqi ekonomike e globit, po debaton mospranimin e emigrantëve. Qeveria mendje-grisur e Shqipërisë e popullit më të varfër të Europës, na hapka dyert!

Ku i gjetën kapacitetet pritëse kto miza kali, që kujtojnë se po tërheqin karrocën e Europës?!

Me çfarë parash do ta bëjnë e mbajnë atë kamp?! Se mos e dinë kamp pushimi! Me PPP se merr njeri...

A po ankohen përditë popullit të vet që skanë para?

Si mund të vihet shenja e barazisë ndërmjet të deportuarve nga Kosova, me refugjatët nga Afrika apo qoftë edhe nga Siria?!

—————

Nejse, me kampin e refugjatëve rilind mbjellja e kanabis; vijon fuqishëm trafiku gjithfarësh; harrohen skandalet e rilindjes; harrohet çdo gjë e keqe vendase, sepse do na shfaqet para syve një skenë edhe më e keqe!

Kush është kundër kampit shpallet kollaj armik i integrimit!

Kështu Rilindja do propozojë që as zgjedhje të mos bëhen më!

Kemi sondazhet...

Login to post comments