Berisha thirrje qytetarëve: Ta shporrim Ramën, kalbësirën që po shkatërron vendin

E mërkurë, 20 June 2018 13:02

Pas skandaleve të fundit të qeverisë Rama siç është marrëveshja me Greqinë për shitjen e detit dhe ngritja e një kampi për pritjen e 600 mijë refugjatëve, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve për të përmbysur Ramën nga pushteti.

Berisha shkruan në faqen e tij 'Facebook" se këto dhe largimi i rinisë shqiptare janë arsye të forta për ta shporrur kreun e qeverisë, i cili është i aftë të shkatërrojë Shqipërinë për interesa vetiake.

Postimi i plotë:

O sot o kurre duhet te permbysim Edvin Kristaq Rames, Jorgo Zografin e dyte!

Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe per karrigen e tij eshte gati te beje gjithçka:

Te shes detin!

Te shes token!

Te pranoj qindra mijera ish terroriste te ISIS ne Shqiperi!

Te perze nga Shqiperia rinine, te ardhmen e saj!

O sot o kurre duhet te ngrihemi dhe te shporrim kete kalbesire, Jorgo Zograf te dyte nga sundimi shitja e Shqiperise, interesave jetike, vetiake dhe kombetare te shqiptareve! sb /55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 13:19
Login to post comments