Vasili: Shtet më halabak nuk gjen në faqe të dheut

E mërkurë, 20 June 2018 13:32

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministrisë së Brendshme e cila ka ‘sqaruar’ se deklarata e zv/ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, e cituar në kronikë, nuk është në atë kontekst që është shprehur ai.

Vasili ironizon duke thënë se tani sa herë të shohim në TV deklarata të këtyre të qeverise dhe kryeministrit duhet që me titra poshtë të na japin dhe përkthimin nga shqipja në shqip

Postimi i plotë

Shtet halabak. Ministria e Brendeshme perkthen zv.ministrin e saj nga shqipja ne shqip.

Shtet me halabak nga ky s'mund te gjendet ne faqe te dheut.

Ministria e Brendeshme perkthen zv.ministrin nga shqipja ne shqip.

Tani sa here te shohim ne TV deklarata te ketyre te qeverise dhe kryeministrit duhet qe me titra poshte te na japin dhe perkthimin nga shqipja ne shqip.

Pse nuk e qepin gojen xhanëm.

Sa me shume genjejne aq me shume vertetojne poshtersirat e tyre ne kurriz te popullit dhe te Shqiperise.

Login to post comments