Deputeti demokrat Klevis Balliu i ftuar në emisionin “Byro Poitike” ka shpjeguar atë që ndodhi dje në Komisionin e Medias ku kryebashkiaku Erjon Veliaj tentoi të prishte zhvillimin e dëgjesës me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Balliu tha se rrëmuja erdhi pasi Veliaj nuk ishte i ftuar në komision dhe se garda nuk zbatoi rregulloren.
Çfarë ndodhi dje, pse gjithë ajo rrëmujë?
Mund të kishte shkuar ndryshe, mjafton që garda të kishte zbatuar kërkesën e kryetares së Komisionit të Medias për të larguar Erion Veliajn që s’kishte punë në atë komision. Unë kam një muaj e gjysmë te komisioni i Ligjeve për të marrë fjalën dhe nuk e kam marrë. Dhe nuk ka ndërhyrë garda të më japë fjalën që s’ma jep kryetari i komisionit.
Po ju patët përplasje fizike....
Deputetët të PD dhe qytetarët, për pluralizmin janë goditur e janë vrarë. Ne do mbrojmë parlamentarizmin, jemi gati të përballemi me gjithçka.
Cili është problemi?
Së pari çështja e Teatrit duhej të trajtohej nga qeveria e jo nga bashkia. Është një projektligj që thotë se bashkia të bëhet negociatore vetëm me një palë, firmën private Fusha shpk...
Nuk mund të kishte mënyra të tjera reagimi?
Ajo cfarë ndodhi dje ishte shumë e thjeshtë. Garda nuk duhet të jetë në shërbim të mazhorancës. Sot njerëzit jetojnë nën tmerrin e një arrogance të mazhorancës që të heq edhe nga puna. Garantoj se nëse garda do kishte bërë punën e vetë, ajo nuk do kishte ndodhur.