Video/ Berisha: Vendi në udhëkryq dramatik, revoltë popullore

E mërkurë, 20 June 2018 20:31

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha, bën thirrje për revoltë popullore për largimin e qeverisë. Berisha thotë se  vendi ndodhet në udhëkryq dramatik, ndërsa thotë se edhe dhuna për largimin e Ramës është e justifikueshme.  Berisha komentoi debatin për kampin e refugjatëve, duke theksuar se kjo do ishte vetëvrasje për Shqipërinë pasi do e shndërronte në pëllëmbë e krim.  Ish-kryeministri, tha se po shqyrton mundësinë e lenies së mandatit të deputetit pasi sipas tij tashme parlamenti ka rënë, ndërsa thotë së Partia Demokratike problemin me të madh të saj e ka tek organizmi. 

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se e vetmja rrugë për largimin e kryeministrit, Edi Rama, që e cilëson klikë që ka krijuar një narkoshtet, është revolta popullore përfshirë dhe dhunën. 

Në një intervistë për Ora News, Berisha, thotë se vendi është në një udhëkryq dramatik, ku kanë rënë të gjitha institucionet. 

Ish-kryeministri është i bindur se Shqipëria nuk do hapë negociatat me Bashkimin Evropian pa kushte, e kjo tha ai, i është komunikuar nga miqtë ndërkombëtarë. 

Refoma në drejtësi, tha ai, mbetet problemi kryesor i vendit tonë, ndërsa e cilësoi si grusht shteti. 

Vendi tha ai qëllimisht ka mbetur pa gjykata dhe për këtë krahas kryeministrit akuzon ashpër Ambasadorët Lu e Vlahutin. 

Duke komentuar debatin për kampin e refugjatëve, Berisha tha se pranimi do të ishte një vetëvrasje për Shqipërinë dhe do ta kthente vendin pëllëmbë e krim. 

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 20:54
Login to post comments