Në intervistën për “Ora News”, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe marrëveshjen e detit me Greqinë, ku tha se Rama po i bën Shqiperise aktin me te rende qe nga themelimi i saj. Ai foli per informator që ka brenda grupit negociator, ndërsa me beninje u shpreh se marrëveshja i është dorëzuar e gatshme kryeministrit Rama dhe nuk është lejuar negociimi i saj. Një paralajmërim kishte dhe për shtetin grek.
Berisha: Edi Rama këto ditë për të mbuluar dështimet, lidhjet e tij me krimin, drogën etj, po i bën Shqipërisë gjëmën me dy ndëshkimet më të mëdha ndoshta, njëri prej tyre që nga themelimi i shtetit shqiptar dhe tjetri në histori. Edi Rama këto ditë po bën gjithçka t'u shesë detin grekëve vetëm e vetëm të marrë hapjen e negociatave. Unë kam burime të brendshme, ka atdhetar dhe patriot në atë ekip, grupin negociator. Burra atdhetarë të cilët nuk e shesin interesin e vendit të tyre në atë mënyrë. Ata më kanë informuar qartë se deri para një jave është zhvilluar një takim me palën greke, në të cilën është dorëzuar marrëveshja e pa negociueshme nga pala greke dhe me urdhrin e prerë që nuk do të mund të përdorni fjalën "ekiti" se ne nuk e njohim. Nocioni i "Ekiti-së" është edhe themeli i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk do mund të përdorni fjalën koncesion. Merreni, kjo është marrëveshja. Shqiptarët duhet ta dinë se kompjuteri dhe programi me të cilin duhet të bëheshin matjet dhe përllogaritjet është blerë me datën 25 apo 26 maj. Gjithçka tjetër është bërë në favor të qeverisë greke, pa matje nga një faqezi, që kryeson grupin negociator, një Skapi, Skapi dhe spiuni Meçollari, të cilët kërcënojnë anëtarët e tjerë të ekipit që thonë haptas se ne jemi këtu për negocim dhe negociata nuk ka. Negociata thotë Skapi, një i pafytyrë që mendon se mund të shesë kollaj. Ai vërtetë mendon se mund të ikë në Greqi, por ndëshkimit nuk do t'i shpëtojë kurrë për aktin e tij. Çfarë tha Edi Rama me Ditzi Bushatin pardje? A e lexuat se çfarë argumenti dhanë? Gazetarja i tha mos e keni presion që po nxitoni kaq shumë? Jo thotë. Mirë ne po ta kemi presion, por Greqia presion e ka? Greqia po merr pasuri përrallore. Greqia do t'i mposhtë këta plehra për të grabitur detin. Greqia bën një gabim historik ndër më të mëdhenjtë, hap një konflikt të ri me Shqipërinë dhe shqiptarët. Greqia nuk mund të grabisë në këtë mënyrë pse gjen një zoograf të dytë si Edi Rama.
Dedaj: Zt. Berisha sa i besueshëm jeni ju në këto akuza, për faktin se ju kur ishit kryeministër, Gjykata Kushtetuese ju rrëzoi?
Berisha: Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dhe unë e respektova plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dy gjëra ju them shqiptarëve; ka një ekspertizë të bërë për atë marrëveshje. Nuk ka marrëveshje ideale, nuk ka marrëveshje që fiton plotësisht. Vetëm nëse pala tjetër është pa tru. Palë pa tru nuk ka. Për atë marrëveshje, Gjykata Kushtetuese tha se duhet të bëhet edhe një herë duke zbatuar parimin e 'Ekitisë". Çfarë ka thënë ekspertët ndërkombëtarë që i kanë në Ministrinë e Jashtme? Kompania ndërkombëtare që ka zbatuar marrëveshjen, ka thënë që kjo është një marrëveshje e bazuar në proporcion. "Proper agreement", do të thotë e duhur si marrëveshje. Unë nuk bëra asnjë fjalë. I thashë palës greke, që marrëveshja u bë dhe marrëveshja dështoi. Sipas rregullit ndërkombëtar kur marrëveshja dështon shkohet në Gjykatë. Ky është rregulli. Nuk shkohet në Gjykatë pa bërë një marrëveshje. Ne e tentuam marrëveshjen, e cila e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese. Pala greke ra plotësisht dakord. Paraqiti një kërkesë që të mos shkojë në Gjykatën e Hamburgut por në Gjykatën e Hagës. Greqia ka vendosur që njeh vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Detit, Shqipëria akoma nuk ka firmosur por do firmoste. Të hapësh një kapitull konflikti se gjen dy spiunë në ekip dhe dy apatritë në qeveri, kjo përbën një vepër të shëmtuar. Grekët duhet ta kuptojnë se ka ikur koha kur copëtoheshin trojet shqiptare pa pyetur shqiptarët.