Kryetari i PD, Basha deklaroi në parlament se është zbuluar ngarkesa e fundit e drogës e Taulant Ballës prej 1.5 ton droge. Basha e bëri deklaratën ndërsa në Parlament, Balla e tutori i tij zgërdhiheshin me vendimin e Gjermanisë për të mos lejuar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Reagimi i Bashës ka qenë i përpiktë dhe i prerë në drejtimin direkt të Ballës. “Ky që zgërdhihet këtu para tre ditësh ka qenë në Gjermani ku ka porositur një makinë tip Toyota Yaris. E kemi të plotë këtë ashtu sikurse edhe ngarkesën prej 1.5 milione euro të droges”, tha Basha. Fjala e Bashës është tentuar disa herë të ndërpritet nga Ruçi.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë lajmin e keq për shqiptarët pasi sipas tij qeveria gjermane është kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë pasi nuk janë plotësuar kushtet. Por gjatë fjalës së Bashës kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ia plasi së qeshurit. Por Basha ndërsa e quajti një zgërdhimtar bëri dhe një deklaratë të fortë kur i tha se i është zbuluar makina me 1.5 milionë euro. “Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua T”oyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën”, tha ai.