Kryetari i grupit të LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se duke nisur nga sjellja e sotme e turpshme e qeverisë në kuvend, është legjitimuar një qëndrim shumë herë më i fortë i opozitës.
Seanca parlamentare përfundoi më herët se ç’pritej dhe sipas Petrit Vasilit, tregon se Ruçi dhe Rama kanë nisur ta shohin dhe mendojnë veten sikur jemi në kohën e kooperativës komuniste.
“Pak minuta më parë u shkatërrua përfundimisht Kuvendi. Sot përfundimisht ishte Gramoz Ruçi, duke i hequr të drejtën opozitës që të flasë. Ndërsa Balla tha që të mos ketë më diskutim, duke i hequr të drejtën për fjalë çdo deputeti. Sot shkatërrimi i Kuvendit u bë nga Rama për të hequr vëmendjen nga negociatat.
Koperativa e Ruçit, e Ramës dhe Ballës u shfaq përsëri në Kuvend. Sot u shënuar një rekord i zi në Kuvend, çdo vendim që do mbajmë tani e tutje në kuvend është i legjitimuar. Do të jetë një qëndrim shumë më i fortë se kaq.”-tha Vasili.