Refugjatët/ Manjani flet për Ramën dhe mizën në b** e kalit

E Enjte, 21 June 2018 15:48

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vijuar të akuzojë kryeministrin Edi Rama se i do refugjatët në Shqipëri për të mbuluar keqqeverisjen.

 

Por përveç kësaj, Manjani rendit edhe disa arsye se përse kryeministri kërkon të ngrejë kampe refugjatës në Shqipëri. Nuk mungon edhe një fjalë popullore.

Ai thotë se shitja e kësaj çështje si “humanitare” për të prekur në tela emocionet e njerëzve, është poshtërsi Kombëtare dhe se ata që e bëjnë janë të poshtër!

STATUSI I MANJANIT
Nuk është çështje “humanitare”, por poshtërsi politike!
Edi Rama i do refugjatët këtu për të blerë heshtjen e Europës ndaj keqqeverisjes!
I do refugjatët për të fshehur trafikun e drogës dhe për të fuqizuar krimin e organizuar me te cilin ka vendosur të sundojë!

I do refugjatët, jo për t’i trajtuar njerëzisht, por si lëndë e parë për trafikantët! Ata do t’i çojnë me skaf në Itali. Kot fryhen italianët! Nëse do lejojnë Ramën të bëjë kamp në Shqipëri, duhet t’i llogarisin ato refugjatë si në territorin italian! Aty do i kenë…
I do refugjatët që t’i faturojë ushqimin e tyre Europës, paret e së cilës do t’i “administrojë” në tepsinë e vet!

I do refugjatët për të bërë teatër me humanizmin, ndërkohë do shkatërrojë pa mëshirë Teatrin Kombëtar!
I do refugjatët si krye-skandal për të fshehur skandalet e përditshme të keqqeverisjes së tij, më të keqen që kemi që nga koha e komunizmit!

I do refugjatët për të bërë sa më të pajetueshme Shqipërinë, prej shqiptarëve! Imagjinoni edhe njëherë popullsia e Tiranës e shtuar me refugjatë!!! Politikë e pastër shfarosëse!

Nuk i do refugjatët për të hapur negociatat, por për të bërë të harrohet moshapja e tyre!
I do refugjatët, jo për të qenë solidar me Europën, por për të ngjarë gjithnjë e më shumë si miza që rri në bythë të kalit dhe shet pordhë se po tërheq karrocën!! (Seksioni shqip i DË na e cpifi me këtë gjë)

Shitja e kësaj çështje si “humanitare” për të prekur në tela emocionet e njerëzve, është poshtërsi Kombëtare! Ata që e bëjnë janë të poshtër!

Ata refugjatë nuk duan Shqipërinë, por Gjermaninë dhe BE! Ndaj t’i trajtojnë ata e jo ne! Pra nuk është se na erdhën në derë dhe ne po i përzëmë!
Jo! Po na i sjellin me pahirin e tyre dhe me dëshirën e Edi Ramës për të sunduar në Shqipëri! Më çudit HESHTJA e OPOZITËS!

Manjani-fb.png

Modifikuar më E Enjte, 21 June 2018 15:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...