Parlamenti holandez do të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

E Enjte, 21 June 2018 17:11

Parlamenti holandez pritet të refuzojë t’i japë leje qeverisë hollandeze për t’u shprehur pro hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ky fakt është bërë i ditur fillimisht sot nga e përditshmja hollandeze De Telegraaf.

Tre nga katër partitë e koalicionit qeveritar holandez—përfshi VVD-në, partia e Kryeministrit Martk Rutte—dhe tre parti opozitare kanë deklaruar se përparimi i bërë nga qeveria shqiptare është i pamjaftueshëm për të justifikuar diskutimin e hapjes së negociatave.

Në një intervistë të sotme me Exit.al, deputetët kristian-demokratë Pieter Omtzigt dhe Martijn van Helvert pohuan se mocioni për Shqipërinë pritet të votohet mbrëmjen e sotme në parlamentin holandez, duke i mohuar qeverisë së Kryeministri Rutte çdo lloj mandati për hapje negociatash në çfarëdo lloj rrethane.

Imtzigt pohoi se parlamenti holandez do të formulojë një numër rekomandimesh që duhet të përmbushen nga qeveria shqiptare si kusht që Holanda të rikonsiderojë vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

Omtzigt ishte anëtar i misionit parlamentar holandez për mbledhjen e fakteve që vizitoi Shqipërinë në Maj, dhe që më pas u tall nga Kryeministri Edi Rama.

Sa i përket Maqedonisë, Omtzigt pohoi se situata për hapjen e negociatave është më e ndërlikuar, për shkak të referendumit të pritshëm për ndryshimin e emrit. Për këtë arsye, parlamenti holandez është i prirur t’i japë qeverisë holandeze më shumë hapësirë për të negociuar me këtë vend.

Me këtë vendim të pritshëm të parlamentit holandez, duket gjithnjë e më pak e mundur që Këshilli Europian të votojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë në takimin e tij të 28-29 qershorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...