Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij “Facebook”, nëpërmjet së cilës ironizon kreun e qeverisë Rama, i cili më parë ka pohuar se Shqipëria do ta meritojë plotësisht hapjen e negociatave për anëtarësim. Kujtojmë se dje, Holanda votoi kundër hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian me plot 120 vota.