Gjosha: Nëse nuk hapen negociatat Rama të japë dorëheqjen

Premte, 22 June 2018 15:48

Ish-ministrja e Integrimit, njëherazi deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha u shpreh se në rast se negociatat nuk hapen atëherë kryeministri Rama do të duhet që të largohet pasi qeveria e tij është e paaftë për ta çuar vendin drejt integrimit.

Sipas Gjoshës shtimi i kushteve nga ana e Gjermanisë tregohet që vendi ka ecur shumë hapa pas, duke filluar që nga pastrimi i parave dhe deri te mungesa e reformës zgjedhore.

‘’Përgjegjësia që duhet të mbajë qeveria duhet të jetë deri në largimin e saj. Nëse Maqedonia kalon këtë moment, ky do të ishte vendimi më i rëndë dhe vendim i drejtpërdrejtë për ti treguar qeverisë shqiptare që nuk është në rrugën e duhur për partneritetin drejt BE-së.

Unë nuk e mendoj se Shqipëria po penalizohet dhe po bën hapa pas për shkak të përkatësisë fetare. Shqetësimet e Holandës, Gjermanisë janë për drejtësinë e cunguar, dhe sesi kriminaliteti në vend ka kaluar kufijtë, duke përbërë rrezik për vendet e BE-së.

Vendimi që ka marrë dje Holanda ka të bëjë me krimin e organizuar. Gjermania ka thënë një ‘’po’’, por është një ‘’po” që është dhënë me kushte për vendin tonë”, u shpreh në një intervistë në Faxnews Gjosha.

Login to post comments