Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është shprehur se që vendi të fitojë Europën duhet me patjetër të largojë Edi Ramën
Postimi i plotë
E ka marrë vesh dhe më i humburi në Shqipëri se Holanda, Franca dhe Gjermania tanimë kanë folur dhe qartë: Rama nuk i ka plotësuar kushtet. Krimi dhe korrupsioni pengojnë hapjen e negociatave.
I vetmi që bën sikur nuk ka kuptuar duke luajtur rolin e gomarit të fabulës që thotë : “Jam në ëndërr” është ai vetë, Ali Baba i bandës Tahiri, Habilaj, Xhafaj, Gjiknuri, Dako...
Zakonisht atyre si Rama shpullat iu bëjnë mirë se ju bashkojnë fijet, por siç duket këto i erdhën me breshëri dhe e rënduan më shumë.
Kushdo e ka të qartë sot se që të fitojmë Evropën duhen larguar këta. Asnjë dilemë nuk mund të ketë më.