“Aldo Bare dha 300 mijë euro që Rama të shkarkonte prokurorin"

Premte, 22 June 2018 16:38

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar gjatë ditës së sotme se me vettingun Edi Rama është duke larguar prokurorë e gjyqtarë që nuk i pëlqejnë, por edhe ata për të cilët paguhen shuma të mëdha vetëm që të mos kalojnë vettingun.

Në një intervistë për TV Klan Berisha ka treguar se, i dënuari Aldo Bare ka dhënë 300 mijë euro vetëm e vetëm që prokurori që e dënoi me burg për jetë të mos qëndrojë më në detyrë.

“Aldo Bare qëroi prokurorin e vet që kërkoi dënim përjetë kundrejt 300 mijë eurove që i çoi Edi Ramës.

Në këtë mënyrë Edi Rama ka përkeqësuar kushtet dhe këto mesazhe janë të qarta nga Franca e Holanda.

Janë të qarta se me Ramën për herë të tretë bllokohet hapja e negociatave me BE-në”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 16:40
Login to post comments