Për ish-kryeministrin Sali Berisha, marrëveshja që kryeministri Edi Rama kërkon të bëjë me Greqinë do të coptojë për të dytën herë trojet shqiptare.
Në një intervistë për TvKlan, Berisha ka thënë se nëse nënshkruhet marrëveshja Rama-Greqi mund të sjellë një luftë të re Ballkanike në rajon.
“Kjo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë’, theksoi ish-kryeministri gjatë intervistës së tij.
”Jam plotësisht në dijeni të marrëveshjes falë elementëve patriotë në grupin negociatorë. Është copëtim i ri i trojeve shqiptare, pas 1913. Nëse atëherë ja bënë fuqitë e mëdha kësaj radhe ia bënë Zografi shqiptar.
Shprehja e ministrit të Mbrojtjes se ‘po zgjerohet atdheu im’, është i hidhur për shqiptarët sepse po zgjerohet në kurriz të trojeve tona.
Ekzistojnë të dhënat që kjo marrëveshje është katastrofale për Shqipërinë. Marrëveshja është dorëzuar nga pala greke si e panegociueshme. Nëse me italianët, Greqia i ka dhënë Totonit 3/5 e Shqipërisë, me Ramën i jep deri Korfuzin ne ujëra territoriale.
Nëse lëshon disa kilometra shkëmbinj merr naftë e gaz. Pa marrëveshje është copëtim i ri i trojeve shqiptare që mund të ndezë flaket në një konflikti ballkanik. I bëj thirrje të mbrojnë trojet që po përcakton Zografi i dytë”, ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha.