Qeveria gjermane rekomandon hapjen e negociatave për Maqedoninë për hyrje në BE. Në letër drejtuar Bundestagut të cilën e transmetoi DW, Qeveria gjermane vlerëson se bilanci reformues i Qeverisë maqedonase flet se duhet të fillojnë bisedimet për antarësim në BE në Samitin e Unionit që do të mbahet javën e ardhshme.
“Miratimi (caktimi i datës për fillim të negociatave” do të jetë sinjali i vërtetë pozitiv për Qeverinë maqedonase e cila në me fokus maksimal po ndjek kursin reformues përkundër presionit politik nga brenda dhe jasht. Megjithatë kushtëzimi duhet të mbetet”, theksohet në letrën e Qeverisë gjermane që ka transmetuar DW.