Deputeti i PD publikon dokumentet: Afera korruptive qindra milionë euro e Veliajt dhe kompanisë “Fusha”

Premte, 22 June 2018 19:59

“Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, është një aferë e pastër korruptive që arrin në qindra milionë euro me skenar të Erion Veliajt”. Akuza e drejtpërdrejtë është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, me gazetarin Erjon Çiku, në “Gazeta Shqiptare Online”, deputeti publikoi dokumentet që sipas tij tregojnë aferën korruptive nga ana e kreut të Bashkisë së Tiranës në iniciativën e tij për të prishur godinën e Teatrit, pavarësisht kundërshtisë së artistëve apo të opozitës.Sipas deputetit Balliu, Veliaj ia ka dhënë tenderin në mënyrë të jashtëligjshme kompanisë “Fusha sh.p.k.”, kompani kjo që sipas demokratit fshihet prokurori Petrit Fusha.

Duke folur për përplasjen mes Veliajt dhe demokratëve këtë javë në Komisionin e Medias, Balliu tha se kryebashkiaku erdhi me qëllimin e vetëm për të provokuar dhunë dhe debate, pasi ai nuk do të duhej të merrte pjesë.

Sa i përket çështjes së negociatave për Shqipërinë, deputeti i PD-së thotë se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë BE-në, por vuajnë pasojat e një qeverie të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Sipas tij, vendet skeptike të BE-së hezitojnë të thonë “po” për negociatat pikërisht për shkak të skandaleve të qeverisë.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...