Kryebashkiakja e Sarandës s'pranon kundërshtime, kërcënon qytetarët

Premte, 22 June 2018 20:19

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, ka pasur një takim ditën e sotme me shitësit ambulantë, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytet.

Mes toneve kërcënuese dhe situatës së dalë jashtë kontrollit ajo është përplasur me qytetarët duke u thënë se ky vend nuk ka nevojë për njerëz të llastuar.

Më herët Bashkia e Sarandës ka vendosur largimin e shitësve ambulantë në hapësirat publike dhe duket se ky vendim nuk është zbatuar nga qytetarët, duke bërë që edhe kryebashkiakja të humbasë kontrollin.

Debati me qytetarët:

Koka: Kur shet mallra, le të vij tek vendi që është vendosur. Nuk ka vend  për njerëz të llastuar në këtë qytet, ka vend për njerëz punëtorë. Të do dalësh fare, se unë e kam marrë këtë vendim, dhe ta pranosh këtë zgjidhje. Qyteti nuk është vendi juaj është vendi i të gjithëve. Prandaj ju kemi bërë atë vend që është mrekullueshëm. Të llastuarit le të rrinë në shtëpitë e tyre.

Qytetarja: Ti ke ardhur dje në qytet.

Koka: Unë erdha dje?!

Qytetarja: A e ke parë atë tregun tonë?

Koka: Atë tregun që e keni bërë paçavure.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...