×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Reuters”: Krimi i organizuar, shkaku i “JO-së” nga Francës dhe Holandës

Hënë, 25 June 2018 13:04

Duket se tashmë është vendosur që Franca dhe Holanda do pengojnë çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Agjencia e lajmeve Reuters zbulon një letër të majit të 2018-s nisur në zyrat e BE-së e cila unifikon qëndrimin e Holandës dhe Francës në lidhje me mosçeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas burimeve të kësaj agjencie, presidenti francez Macron thotë se çeljen e negociatave me këta 2 shtete e pengon krimi i organizuar. Sipas Francës dhe Holandës, të cilat pritet ti thonë “Jo” Shqipërisë në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së së 28-29 qershorit, Merkel e kërkon zgjerimin për arsye gjeopolitike, si një mbështetje për të penguar zgjerimin e ndikimit rus dhe kinez në rajon.

Parlamenti i Holandës ka marrë një vendim të rëndësishëm pasditen e së enjtes. Me një shumicë dërrmuese votash ky parlament ka vendosur të mos japë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Lapsi.al mëson se të gjitha partitë parlamentare nga e majta në të djathtë janë shprehur në të njëjtën linjë se “rezultatet e Shqipërisë janë të pamjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë”. Të njëjtat burime thanë se kanë qenë rreth 125 vota kundër Shqipërisë dhe vetëm 20 pro hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Zyrtarë të lartë holandezë ishin shprehur edhe më herët kundër propozimit të bërë nga Komisioni Evropian. Në të njëjtën linjë duket edhe Franca ndërsa Gjermania deti tani shkon në favor të hapjes së negociatave me kushte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...