×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas kapjes 'me presh në duar’, Balla vetëm fyerje për Bashën

Hënë, 25 June 2018 13:30

Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar të PS, pasi u zu mat me kapjen e makinës ‘Toyota Yaris’ me 5 milionë euro droge brenda, të paralajmëruar kryetari i opozitës Lulzim Basha tre ditë më parë, nuk i ka përgënjeshtruar akuzat.

Balla tentoi të shpërqendrojë vëmendjen duke fyer Bashën, sigurisht fjalor i mësuar nga kryetari i partisë.

Basha i drejtoi gishtin si personi që kishte garantuar marrëveshjen me një nga bandat më të rrezikshme të drogës për të futur në Shqipëri miliona eurot nga trafiku, që u kapën në Portin e Durrësit.

Reagimi i Ballës qe thjesht e vetëm ironik e fyes në Facebook:

 "O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit... Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se per sot e dhe shfaqjen e renies se brekusheve".

Ky reagim erdhi pas deklaratës që dhe kreu demokrat, i pyetur nga mediat sot, për miliona eurot kontrabandë kapur në portin e Durrësit.

Gazetarët:  Çfarë mund të thoni për kapjen e miliona eurove me Toyata Yaris?

Lulzim Basha: Mund të them vetëm tre gjëra. E para, që paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës, aktive, kryesisht në zonën e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri dhe e treta, Policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar; është një nga vendet partnere që janë spektike përsa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, ne veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit.  

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 14:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...