×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Prezenca e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit rrit shpenzimet e sigurisë”

Hënë, 25 June 2018 13:57

Niveli i lartë i krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë shton shpenzimet për sigurinë e brendshme. Kjo deklaratë është bërë nga Presidenti Ilir Meta, gjatë një tryeze të rrumbullakët; “Indeksi i Paqes 2018. Ç’mësojmë nga analiza e tij?”

“Prezenca e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit në një vend do të thotë rritje të shpenzimeve për sigurinë e brendshme. Edukimi, kultura apo infrastruktura, fusha që nëse investohet vazhdimisht, përmirësojnë stabilitetin e një vendi dhe forcojnë paqen. Një vend në paqe është një vend me një rritje ekonomike të qëndrueshme, të vazhdueshme, me mirëqenie të lartë dhe me rritje të të ardhurave për frymë të popullsisë.  Mirëqenia është garancia më e madhe e paqes, varfëria mundësi konflikti dhe pabarazia ekonomike në rritje është rreziku më i madh i paqes”, u shpreh Meta.

Sipas Metës një element tjetër shumë i rëndësishëm, për të zhvilluar e forcuar paqen, është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Kryetari i shtetit tha se mungesa besimit për të ardhmen, shkollimi i pjesshëm dhe i përciptë  shkaktojnë trauma, probleme e përplasje sociale e më pak paqe, mirëqenie e stabilitet.

Aktiviteti i organizuar nga Qendra Evropiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), prezantoi raportin për Paqen Globale.

Relatori kryesor, themeluesi i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes, Steve Killelea, dy herë kandidat për çmimin Nobel për Paqen.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 13:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...