Vasili: Kush e beson Vlahutin, kur ajo vetëm ka gënjyer gjithë kohës

Hënë, 25 June 2018 16:20

Pas reagimit të Ambasadores së BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin për çështjen e emigrantëve i menjëhershëm ka qenë edhe qëndrimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasilit.

Përmes një postimi në “facebook” Vasili ka thënë se Vlahutin flet gjithmonë pasi flet Rama deh thotë të njëjtat gjëra si Kryeministri.

Deputeti i LSI-së më tej shkruan se kush mund ta besojë Vlahutinin kur Gjermania thotë se i kërkuan vet shqiptarët refugjatët.

Sipas Vasilit Vlahutin di vetëm të gënjejë e murmurijë.

Postimi i plotë:

Po si mundet te besohet Vllahutin kur flet per refugjatet ?Pse nuk hesht xhanem.

Vllahutin foli nga Shkodra per refugjatet.

Gjithmone ajo flet pasi flet Edi Rama dhe gjithmone thote te njejtat gjera si ai.

Kush e beson?Askush.

Gjermania thote me gojen plot na i kerkuan vete shqiptaret refugjatet. Vllahutin thote jo.

Deklarimet per refugjatet vijne nga te kater anet,nga Brukseli nga Franca etj etj Vllahutin prap thote jo.

Kryeministri bullgar flet per ish-at e ISIS ndersa Vllahutin thote jo.

Pse nuk hesht xhanem?

Sepse po kjo Vllahutin na tha me gojen plot qe 99% e droges ishte asgjesuar,se krimi i organzuar po luftohej me rezultate mbreselenese,se reforma ne drejtesi po fluturonte gjithashtu.

Ndersa sot keto "suksese" te medha qe lane pa goje Vllahutinin, jane kushtet kryesore, qe pengojne hapjen e negociatave.

Vllahutin nuk di te heshte.

Por sot ajo flet me vehten e saj,pasi askush nuk e degjon dhe aq me pak ta besoje.

Ka ardhur koha per te ikur,bile sa me pare dhe ne ne heshtje bile, sepse cdo fjale me tej eshte thjesht zhurme,murmurime faji dhe asgje me shume.

Shqiptaret duhet ti fshijne nga memoria ata te cilet i kthyen vuajtjet e tyre ne perfitime dhe perspektiven e integrimit ne nje rruge te erret dhe ne nje enderr te ndaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...