Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari, ka qenë i ftuar në Fax News, ku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit të ndodhura në Portin e Durrësit si dhe për çeljen e negociatave në Shqipëri.
Brahimllari tha se eurot e sekuestruara ditën e djeshme në mjetin tip ‘Toyota Yaris’ janë një paralajmërim i marrë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
“Unë nuk e di se nga e ka Basha këtë informacion, por ngjarja është shumë e rëndë pikë së pari për Shqipërinë.
Unë nuk e di nëse Basha e ka pasur inormacionin para apo pas policisë por ajo ç’ka është për t’u vlerësuar është një fakt që 3.5 milonë euro janë bllokuar në port.”
Sipas Brahimllarit kjo vërteton se qeveria Rama është e lidhur ngushtë me krimin dhe drogën.
“Fytyra e qeverisë është ngjarja që ndodhi në Portin e Durrësit”
Ky është një pastrim parash që vjen nga transporti i lëndëve narktoike dhe drogave të forta.”
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së tha se shqetësimi më i madh është mungesa e sigurisë në porte, aeroporte dhe pikat doganore dhe e gjitha vjen si pasojë e lidhjes së ngushtë të Ramës me krimin e organizuar.
Gjithashtu Brahimllari tha se shqetësimi më i madh është largimi i të rinjve nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.
“Rama vazhdon të pasurohet ndërsa populli po varfërohet çdo ditë”. Në Shqipëri nuk po largohen të varfërit, por njerëz të cilët kanë ndërtuar biznese, kërkojnë ta shesin biznesin dhe të largohen”.
Në lidhje me çeljen e negociatave për Shqipërinë ,Brahimllari tha se duhet të bëhej shumë punë për t’u hapur një dritë jeshile.
“Duhen siguruar territoret, ku Shqipëria nuk mund të lejoj ngritjen e kampeve të refugjatëve në vendin tonë. Nuk duhet të kishim korrupsion në qeveri, as koncesione.”
Ai shtoi se duhet me patjetër të krijohet një stabilitet ekonomik dhe politik, për të dhënë një mundësi Shqipërisë në çeljen e negociatave.