×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Negociatat/ Hidhet në diskutim propozimi gjerman për 10 kushtet

Tuesday, 26 June 2018 17:13

Takimi i sotëm i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i mbledhur në Luksemburg, ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së do të vijojë pasdite me propozimin e Gjermanisë për vendosjen e 10 kushteve për Shqipërinë dhe mos caktimin e një date për hapjen e negociatave. Ish-kryeministri Sali Berisha tha nëpërmjet një statusi në facebook se në Luksemburg është refuzuar hapja e negociatave për Shqipërinë dhe janë tre shtete që kanë vendosur veton.

Më poshtë, postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Refuzohet ne Luksemburg hapja e negociatave me Shqiperine ne vitin 2019!

Te dashur miq, Franca, Hollanda, Danimarka hodhen poshte propozimin per hapjen ne qershor te vitit 2019 te negociatave me Shqiperine. Mbledhja e Ministrave te Jashtem te BE kaloi ne nje pike tjeter te rendit te dites per te shqyrtuar mbasdite edhe propozimin gjerman te 10 kushteve dhe pa date per hapjen e negociatave me Shqiperine! sb

Login to post comments