×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Berisha: Policia vodhi 1.2 milionë euro te ‘Toyota Yaris’ për Xhafën

Tuesday, 26 June 2018 19:25

Pasi është kthyer nga pushimet, ish kryeministri Sali Berisha është fokusuar tek ngjarjet e fundit në arenën politike shqiptare. Me anë të një statusi në Facebookun e tij, Berisha ka komentuar kapjen e makinave Toyota Yaris me 5 milionë euro brenda dhe ka akuzuar edhe njëherë kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën.

“Ardhja e Toyota Yaris zhduku si mi per dy dite Ballen pasi ai tani per te gjithe shqiptaret ishte pritesi i parave te krimit. Qytetareve u shtoi shume bindjen edhe fakti se Taulant Gjura njoftoi dje nje konference shtypi por nuk ia mbajti te dale para mediave, anulloi konferencen dhe leshoi nje flete rrufe me gjuhe halabaku kunder Bashes, te cilen ne fakt me te drejte mediat e cilesuan si vetakuze te Balles.”, shkruan Berisha.

Ndër të tjera ai ka përmendur faktin se policia ka vjedhur 1 pako me 1.2 milionë euro për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafa.

Ish lideri i PD-së, shkruan se vetëm një revoltë e përgjithshme popullore do të ishte shpëtimi i Shqipërisë nga këta politikanë të inkriminuar, të cilët ai i quan armiqtë me të rrezikshëm që shqiptarët kanë pasur në histori.

 

Ja çfarë shkruan Berisha:

Nuk ka rendesi ujku por gjurma!?!?

Taulant Balla apo Gjura apoJashari apo Hoxha dhe se fundi Yaris, pranon pa dashje se eshte ne tave!

Te dashur miq, diten e enjte ne parlament, Taulant Ballen me tre mbiemra droge per lidhjet e tij me klanet e droges Gjura/Hoxha/Jashari, Kryetari i PD Lulzim Basha e akuzoi tulle para mbare shqiptareve se zgerdhimtari Balla priste 5 milione euro qe do vinin nga Gjermania me Toyota Yaris.

Vetem dy dite pas kesaj deklarate ne Durres erdhen nga Gjermania te famshmet Toyota Yaris me tre pako nga 1.5 milione euro, nga te cilat policia vodhi 1 pako me 1.2 milione euro per Xhafen e Droges!

Ardhja e Toyota Yaris zhduku si mi per dy dite Ballen pasi ai tani per te gjithe shqiptaret ishte pritesi i parave te krimit. Qytetareve u shtoi shume bindjen edhe fakti se Taulant Gjura njoftoi dje nje konference shtypi por nuk ia mbajti te dale para mediave, anulloi konferencen dhe leshoi nje flete rrufe me gjuhe halabaku kunder Bashes, te cilen ne fakt me te drejte mediat e cilesuan si vetakuze te Balles.

Balla Yaris sot ra brenda me dy kembet. Ai, per te hedhur poshte pretendimin e mediave se Bashes informacionin ia kane dhene sherbimet e huaja, deklaroi heret ne mengjes se kete informacion Bashes nuk ia kane dhene sherbimet e huaja. Me kete deklarate Balla indirekt pohonte se ai eshte pritesi i parave por ama Bashes informacionin nuk ia kane dhene sherbimet e huaja por sherbimi informativ kombetar, qe ne te vertet eshte dhe institucioni qe u njoftua nga sherbimet e huaja per parate dhe ai njoftoi policine. Pra Balla e dine se ky eshte informacion sherbimesh, dhe Xhafa i ka rrefyer Balles se makinat u kapen sepse policine e njoftoi Sherbimi Informativ.

Une nuk di se cili eshte burimi i informacionit por di, ashtu siç deklaroi Basha, se ujku eshte Balla, dhe kete e provon vet Balla duke bertitur se nuk ka rendesi ujku por gjurma. Po kete thote edhe Fatziu ne komunikaten e policise kur deklaron se policise informacioni i kishte ardhur nje dite para deklarates se Bashes ne parlament, pavaresisht se Basha ndofta ishte lajmeruar tre dite para se te bente deklaraten ne parlament.

Edhe mbreme ne Opinion, Lenci, qe se fundi flet si birrsuar nga Fatziu qe kur ka ikur Geroni, dhe nje tjeter qe duket se paguhet si agjent i policise kriminale, i meshonin me te madhe tezes se nuk ka rendesi ujku por gjurma. Sipas tyre policia e dinte nje dite para se Basha ta deklaronte ne parlament, madje tjetri ia priste per te zhvlereauar ujkun qe paralajmeroi Basha se ky operacion ishte i paster vetem nga policia shqiptare.

Miq, keta jane nga armiqte me te rrezikshem qe shqiptaret kane patur ne histori. Vetem fshirja e tyre me nje revolte te pergjithshme popullore eshte shpetimi i Shqiperise! sb

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 19:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...