Rasti i “Toyotës”/ Balla e pranon, Basha nuk ka shpifur

E mërkurë, 27 June 2018 16:28

Kapja e ‘Toyota Yaris’ në Durrës me 3.4 milionë euro vuri në qendër të vëmendjes  kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

3 ditë para se të kapej kjo makinë që vinte nga Belgjika, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në Kuvend se Balla kishte qenë në Gjermani, ku i ishte zbuluar pikërisht një ‘Toyota Yaris’ me 1.5 milionë euro.

Në momentin kur u bë kapja e makinës me milionat u vërtetua fjala e kreut të PD-së.

Dy ditë pas kapjes së makinës me eurot brenda (26 qershor) Taulant Balla tha se do të bënte një padi ndaj Lulzim Bashës, për shpifje.

Doli që ai vërtet ka ngritur padi ndaj Bashës por jo me akuzën e shpifjes siç kishte pretenduar. Taulant Balla ka bërë një padi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj Lulzim Bashës për ‘nxjerrje sekreti hetimor’.

Duket se Balla ka pranuar të gjitha që ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha, se ai ishte garantuesi i futjes së 3.4 milionë eurove në Shqipëri, por kreu i grupit socialist duke se e ka mërzitur se pse i është dekonspiruar transporti.

Dhe pikërisht për këtë arsye sot ka denoncuar Bashën, se i ka dekonspiruar Ballës sekretin e transportit të 3.4 milionë eurove nga Belgjika në Shqipëri.

dokumet

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 18:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...