Vendimi për negociatat/ Omonia: Dështim, Ramës s’ka guxim politik

E mërkurë, 27 June 2018 21:40

Pas vendimit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, për të shtyrë sërish hapjen e negociatave për Shqipërinë, ka ardhur dhe reagimi i Shoqatës ‘OMONIA’.

Përmes një deklarate për mediat minoriteti grek ‘OMONIA’ ka fajësuar qeverinë Rama për mos arritjen e objektivave, kjo për shkak të mos impenjimit në detyrat e saj.

Deklarata e OMONIA-s:

Integrimi Europian kërkon guxim politik, ndryshim të mentalitetit dhe transformime në sjelljet shtetërore kundrejt të drejtave të njeriut dhe minoriteteve etnike.

Dëshpërim dhe shqetësim shkakton impotenca e klasës politike të vendit në mënyrë që të bëhet e mundur çelja e proceseve negociuese me Bashkimin Europian për përfshirjen e Shqipërisë. Inercia politike dhe kryesisht mungesa e impenjimit të Qeverisë Rama në realizimin e reformave të nevojshme sollën për pasojë rezultatin e trishtë të anulimit të avancimit. Ky zhvillim është diametralisht i kundërt me aspiratat e shoqërisë në Shqipëri dhe gjithashtu me nevojën reale të vendit në mënyrë që mbetet e angazhuar në vizionin Europian që i garanton koherencë, siguri dhe shpresë prosperiteti. Përgjegjësia rëndon qeverinë dhe e ka për detyrë ta marr atë përsipër.

Si Minoritet Etnik Grek kemi shumë arsye për të mbështetur këtë ecuri të vendit drejt BE. Për sa kohë procesi mbetet i hapur aq ka për të avancuar edhe rehabilitimi i shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit në vend,gjë kjo që qartazi ka ndikimin e vetë pozitiv në përmirësimin e pozitës së pjesëtarëve të MEG. Për më tepër angazhimi i fortë pas idealit Europianist përkul mentalitetet dhe praktikat nacionaliste që në radhë të parë rëndojnë pozitën e minoriteteve etnike. Edhe më tej akoma kjo perspektivë është që pakëson ndikime mbi mirëfunksionimin e shtetit nga vende dhe regjime të treta jo plotësisht demokratike.

Si OMONOIA do të vijojmë të mbështesim çfarëdo përpjekje që orientohet në drejtim të përshpejtimit të proceseve për çeljen e dialogut integrues të organeve institucionale të BE me Shqipërinë. Ndihemi të sigurt për këtë perspektivë të evoluimit ngaqë edhe Greqia si faktor bazik dhe avokat thelbësor i nevojës që edhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit të integrohen në BE. Për Shqipërinë në mënyrë të posaçme, Athina jo vetëm në retorikë mbështet por edhe kontribuon thelbësisht në mënyrë që orientohen drejt përparësitë reformuese dhe të arrihet në implementimin e tyre.

Integrimi Europian kërkon dhe inspiron guxim politik, ndryshim mentaliteti dhe transformime në sjelljet e shtetit ndaj të drejtave të njeriut dhe minoriteteve etnike dhe kjo duket se transfigurimi aktual i gjendjes politike e ka të pamundur ta manifestojë.

Zyra e Shtypit dhe Komunikimit

Sarandë, më 27 Qershor 2018

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...