Luhet shfaqja teatrale/ Si u firmos letra pro shembjes së TK nga drejtorë e militantë

E mërkurë, 27 June 2018 21:18

Gjatë mbrëmjes së sotme u luajt episiodi i dytë i shfaqjes teatrale së qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Ndërsa në mëngjes 65 artistë i dërguan një letër të hapur krerëve më të lartë të shtetit, ku shprehnin dakordësinë për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar, gjatë darkës reagoi Mirela Kumbaro.

Ajo ka falenderuar  65 artistët. Kjo më shumë se një reagim është shfaqje që po stiset në media pasi  nga një vëzhgim i bërë, rezulton që një pjesë e artistëve që kanë firmosur letrën në fjalë, janë angazhuar me Partinë Socialiste si dhe mbajnë poste të larta në administratë të emëruara në to, nga periudha që socialistët erdhën në pushtet.

Ndër artistët  pro shembjes së Teatrit që kanë patur, kanë ose janë në pritje të posteve drejtuese janë:

Zamira Kita– drejtoreshë e Teatrit të Korçës;

Hervin Ҫuli– Drejtor i Teatrit Kombëtar;

Erion Isai– drejtori i Teatrit të Kukullave dhe mbështetës gjatë fushatës së PS;

Bashkim Hoxha– Gazetar dhe Drejtor i Pallatit të Kulturës në Durrës.

Monika Lubonja– ish-drejtoreshë e Teatrit të Kukullave ;

Petrit Malaj- Dekan i Fakultetit te Artit Skenik- Universiteti i Arteve;

Kastriot Ҫaushi– Rektor në Universitetin e Arteve;

Laert Vasili– Do të emërohet Drejtor i Amfiteatrit (deklaratë e aktorit Arben Derhemi);

Artan Imami-Sipas Derhemit do të marrë sportelin e vetëm që do të jetë në Shqipëri për mbledhjen e fondeve për të drejtat e autorit (Projekt i Ministrisë së Kulturës).

Artistët që kanë dalë hapur në mbështetje të PS-së:

Gazmend Paja– Aktori ka mbështetur hapur gjatë fushatës Partinë Socialiste, pjesë dhe e FRESSH Voice;

Bruno Shllaku- Aktori, i cili në fushatën elektorale të PS doli hapur në mbështetje të kësaj force politike;

Sotiraq Bratko: Renditej i nënti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Korçë;

Arben Kumbaro– Regjisor, vëllai i Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro;

Ndër artistët të cilët kanë firmosur shembjen e teatrit janë dhe dy këngëtarët Klea Huta dhe Mateus Frroku;

Klea Huta– njihet më shumë si moderatore e këngëtare sesa si aktore e Teatrit Kombëtar;

Mateus Frroku-Këngetar i cili ka firmosur pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...