Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar ditën e sotme që kryeministri Edi Rama të vijë në Kuvend ë të ketë një debat për mos hapjen e negociatave.
Ai i kërkuar Ramës që të mos fshihet dhe të mos ketë frikë por të vijë dhe të përballet me opozitën.
“Ky është një debat i rëndësishëm. Dje është marrë një vendim, në kundërshtim me të gjithë spektrin politikë. Është marrë një vendim për të shtyrë hapjen e negociatave. Përgjegjësi numër 1 duhet të jetë këtu. Prandaj, nëse zotëria po fshihet apo nuk i mbajnë leqet të vijë këtu, ndërpre seancën që të vijë këtu. Pezulloje seancën derisa të vijë këtu.”, tha Basha.