Cilësimin si fitore të shtyrjes së afatit për hapjen e negociatave me Shqipërinë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, e konsideroi një mashtrim të qeverisë.
“Sot duhet të ishte një ditë reflektimi, kurse kryeministri ynë na e quan ditë fitoreje. Dhimbja dhe lajthitja janë njerëzore,” tha Luan Rama.
Nënkryetari i LSI sfidoi kryeministrin Rama kur tha se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nëse do të hapen negociatat vitin tjetër.
“28 qershori 2018 nuk është data e dhënien së negociatave, dhe na është dukur 28 si data e triumfit të madh siç na është thënë siç na është trumbetuar. Hamzaizëm tipik por pa çallmën otomane. Nuk është miratuar rekomandimi për çeljen e negociatave, çfarë fiton Shqipëria sot meqë e quani ditë fitoreje. Shtyrje me 1 vit, edhe atëherë të shohim ose jo.
Nuk e kam për turp të jap dorëheqjen e të iki nga parlamenti nëse jepet rekomandimi pozitiv qershorin e vitit të ardhshëm.
Krimi i organizuar dhe pastrimi i parave janë elementë që ndikojnë në mos hapjen e çeljes së negociatave,” u shpreh ai.