Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të diskutojë në parlament për çështjen më të rëndësishme për shqiptarët, atë të shtyrjes së hapjes së negociatave. Pas një fjalimi qesharak ku sulmoi opozitën dhe mediat për prishjen e imazhit të punës së qeverisë, Rama ka ikur nga parlamenti. Menjëherë pas tij ka marrë fjalën kryedemokrati Lulzim Basha i cili i publikoi Ramës disa fakte mbi qëndrimin e disa shteteve të rendësishme të BE-së për të moshapur dritën jeshile për negociatat.
Vijon...
“Edi Rama ka mashtruar. Edi Rama ka gënjyer. Në europë nuk shkohet duke mashtruar, nuk shkohet duke kërcënuar. Nuk ka hapje negociatash. Ka një shtyrje vendim me një vit. Nuk janë më kushtet fillestare, por tanimë janë 13. Qytetarë duhet ta kuptojnë, vendimin për të hapur negociata e marrin vendet anëtare. Gjermania ka insistuar që Komisioni Europian, ta bëja nga fillimi raportin.” Vijon...