Fillon bashkimi pro negociatave, Basha fton shqiptarët në projektin e zgjidhjes

E Enjte, 28 June 2018 13:18

Kryedemokrati Lulzim Basha ftoi shqiptarët në një bashkim të madh kombëtar për të zhbllokuar integrimin e mbajtur peng nga krimi. Ai ftoi nga salla e parlamentit edhe ata socialistë të ndershëm që vendosin në prioritet interesat e Shqipërisë.

“Detyra jonë kryesore nuk është të korigjojmë projektin kriminal të Rilindjes. Por është që sëbashku me shqiptarët të formulojmë zgjidhjen politike e cila do të mund të zhbllokojë integrimin e shqiptarëve. Ky bashkëpunim nuk mund të mos jetë me socialistët e ndershëm shqiptarë, të atyre që nuk i kanë vënë kazmën aspiratave shqiptare.  Duhet të jetë patjetër një bashkim kombëtar. Por do të vijë kur në karrigen e qeverisë nuk do të jetë më mbështetësi i krimit.

Që ta bëjmë këtë duhet ta fillojmë me pranimin e së vërtetës. BE nuk do të hapë dritën jeshile të besimit një kryeministri që është pajtuar si mbrojtës dhe tutor i kriminelëve” tha Basha.

Teksa u shpreh se Shqipëria nuk ka marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave, Basha nuk ngurroi të ironizojë kryeministrin Rama për deklaratat e bëra.

Madje ai e krahasoi me Kim Jong Un, i cili u tha qytetarëve të vendit të tij se Koreja e Veriut kishte fituar kampionatin Botëror të futbollit.

“Europa nuk do të tolerojë më zgjedhje si këto që ka bërë Rama, të manipuluara, të blera, me angazhim të policisë për të shkatërruar vullnetin e votuesve. E pastaj kemi një kabinet qeveritar si ky këtu që nuk mban përgjegjësi për qytetarët. Dhe Rama vjen këtu e flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, sepse nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj shqiptarëve. Kryemashtruesi, mashtruesi më i madh në këto vite, tha se ‘ne po punojmë që negociatat t’i hapim në qershor, e në mos në dhjetor. Domethënë brenda 2018, se në 2019 BE do të përfshihet në proces zgjedhor dhe mund të ketë ndryshime’. Këtë tha, por kur nuk i dolën këto e ndryshoi. Dje kur e pa që nuk kishte asnjë shqiptar t’i besonte gënjeshtrën, thirri ministrat e tij, dhe u tha janë hapur negociatat. Se ai thotë diçka, e këta veç tundin kokën. Me standardin e këtyre do të përfundojmë si Koreja e Veriut, ku lideri Kim Jong Un tha se kishin fituar kampionatin botëror të futbollit.

Por e vërteta është se Shqipërisë i janë shtuar kushte, sepse kemi një njëri që në vend që të largojë ministrat e lidhur me krimin i promovonte, sepse është vetë i lidhur me krimin. Ndaj kjo është arsyeja pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Modifikuar më E Enjte, 28 June 2018 13:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...