Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në rrjetet sociale ka shprehur shqetësimin mbi situatën ku ndodhet demokracia në vend.
Postimi i plotë
Kalimi i dhunshëm në Kuvendin e shumicës Yaris, është puç i rëndë Kushtetues! Nga më të rëndat që mund t’i ndodhë një shteti anëtar i Këshillit të Evropës dhe NATO-s!
Ligje e personalizuara dhe që fshehin përgjegjësinë penale të zyrtarëve të qeverisë dhe të bashkisë, nuk bën asnjë Republikë demokratike! Asnjë!
Ligje që japin punë, pronë e para publike pa tender, gjithashtu nuk bën asnjë vend normal i NATO-s dhe i Këshillit të Evropës. Kjo praktikë është një “mall Turk” që duhet hedhë në plehra!
Qeveria shkriu gjykatën Kushtetuese por nuk besoj të ketë ngrirë popullin e vet! Kjo nuk është një çështje e politikës! Nuk është çështje pozite dhe opozite! Nuk është as çështje e një godine apo edhe e Teatrit! Jo!
Është çështje e popullit shqiptar, e pasurisë së tij! Është çështje e demokracisë! Me një ligj të tillë mund ti merret prona, liria e të drejtat çdo kujt! I merret me shumicë e votave “Yariste” pa një proces të rregullt ligjor!
Kujdes! Nuk ka ç’të ndodhë më! Kur të trokasë polici tek dera është shumë vonë! Nëse ende e duam Lirinë dhe Demokracinë, është momenti të ndalet ai ligj!