Këshilli i Ambasadorëve: Publiku të informohet drejt, negociatat nuk janë hapur

E Enjte, 28 June 2018 14:42

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar sot mbi vendimin e Këshillit të Ministrave të BE pwr shtyrjen e vendimit për negociatat.

Ambasadorët kërkojnë seriozitet nga e gjithë klasa politike dhe posaçërisht Qeveria. Këshilli i Ambasadorëve thekson se publiku duhet informuar drejt, pasi qershori i vitit 2019, i skeduar si stacion nga KE, nuk do të thotë çelje automatike e negociatave.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, një forum i sapoformuar, përbëhet nga ish-Ambasadorë të Shqipërisë në vende të huaja. Kryetar i KASh është zgjedhur ish-Ambasadori shqiptar në Francë dhe ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.

Deklarata e plotë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë:

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, të zhvilluar në Luksenburg më 26 qershor, u gjet një rrugë e ndërmjetme për t’iu përgjigjur propozimit të Komisionit Europian lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë për antarësimin në këtë Bashkim. Në dokumentin e hartuar me këtë rast për t’iu paraqitur Këshillit Europian, i cili mblidhet më 28 e 29 qershor, thuhet: “Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria dhe të përcaktojë rrugën drejt hapjes së

negociatave për antarësim në qershor 2019”.

Ky është pa dyshim një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, të cilët e shohin vendin e tyre një hap më pranë çeljes së negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Por nuk është vendosur aspak hapja automatike e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje gjithë klasës tonë politike e posaçërisht qeverisë ta lexojë me seriozitet dokumentin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe ta informojë drejt opinionin publik. Ajo çka përbën lajm të mirë sivjet është se vitin e ardhshëm nuk do të jetë më i nevojshëm një rekomandim i ri nga ana e Komisionit Evropian. Dhe ky është hapi përpara në këtë proces, i vogël, por që ka rëndësinë e tij për t’u marrë parasysh. Vendimi përfundimtar, mbetet përsëri për t’u marrë nga Këshilli Evropian.

Është e vërtetë se nuk pati kushte të reja për t’u përmbushur nga Shqipëria gjatë 12 muajve që kemi përpara. Por pati një ritheksim, me një forcë të re, të kushteve të përcaktuara gjatë viteve të fundit. Në gjykimin tonë, kjo e bën problematikën edhe më të mprehtë, sepse tregon që vendet antare të BE-së kanë arritur në përfundimin se Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat e mëparshme. Është e qartë se pa përmbushjen e këtyre detyrave nuk ka çelje të negociatave. Përmbajtja e këtyre detyrave është çështje e zhvillimeve të brendshme dhe jo e diplomacisë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje gjithë klasës tonë politike e në mënyrë të veçantë qeverisë të heqë dorë nga retorika e zbrazët polemizuese për t’u përqendruar konkretisht te reformat e kërkuara dhe te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Humbja edhe vitin e ardhshëm e shansit që vendimi për çeljen e negociatave do të ishte një goditje shumë e rëndë për aspiratën tonë europiane. Ashtu siç kujtoi me të drejtë Presidenti i Republikës me këtë rast, “një vit kalon shume shpejt”. Nuk ka kohë për të humbur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...