×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vokshi, qytetarëve: Ngrihuni, ta ndalim këtë barbar

E Enjte, 28 June 2018 19:23

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar që të tërhiqet ligji i sjellë nga qeveria në Kuvend për Teatrin Kombëtar. Sipas saj ky ligj është futur në mënyrë të paligjshme.

Vokshi ju bëri apel qytetarëve shqiptarë që të dalin dhe të protestojnë për të ndalur këtë barbari.

 ‘U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen dhe të protestojnë, për ti thënë ndal këtij barabari që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar. T’i thonë ndal këtij Barbari që do të shkatërrojë Shqipërinë. T’i thonë ndal këtij barbari që do të lërë Shqipërinë jashtë Bashkimit Evropian’, tha Vokshi.

Video

Login to post comments