Ish kryeministri Sali Berisha, ka takuar kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, për të diskutuar rreth zhvillimeve mes dy vendeve.
Dy liderët u takuan në forumin e Crans Montanas, e cila është një organizatë ndërkombëtarë jo- qeveritare. Forumi siguron mbarëvajtjen e dialogjeve të përbashkëta mes zyrtarëve që kanë përgjegjësi globale.
Berisha shpreh kënaqësinë e tij për njoftimin e ndërtimit të segmentit, që do të lidhë dy vendet tona në rrugë hekurudhore.
Statusi i plotë:
Ne Forumin e Crans Montana ne nje takim me kryeministrin e Maqedonise, Zoran Zaev duke diskutuar per zhvillimet ne dy vendet tona.
Shfrytezova rastin te uroj kryeministrin per vendimet e tij te rendesishme per vendin e tij dhe rajonin.
Pata kenaqesi per njoftimin qe kryeministri me dha per tenderin qe qeveria e tij ka hapur per ndertimin e segmentit te hekurudhes qe lidh dy rrjetet tona hekurudhore. Takimi ishte i hapur! sb